Live

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për dhunimin e 14-vjeçares në Obiliq, ndodhet në arrati

15:45 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Obiliq dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

Nga Policia kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

Kosovalive ka mësuar se bëhet fjalë për një vajzë të moshës rreth 14-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Getuar Gashi.

Vajza është intervistuar në prani të prindit të saj dhe ka rrëfyer se si është abuzuar seksualisht nga i dyshuari.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

“Raportohet se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua