Live

Zelenskyt i vjen një përkrahje nga dikush i partisë së Kryeministrit Kurti

23:35 / 28 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Deputeti në ardhje i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është rreshtuar në krahë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pas përplasjes që pati me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

‘Slava Ukraini’ që në shqip do të thotë ‘Lavdi Ukrainës’, ka shkruar Abrashi mbi fotografinë e Zelenksy, të cilën e postoi në profilin e tij në Facebook.

Theksojmë se takimi mes Trump dhe Zelensky ishte me plotë tensione dhe përplasje, ku në fund edhe u anulua konferenca e përbashkët për shtyp. Zelenksy menjëherë la Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndaje në

U Kopjua