Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua. Siç merr vesh Gazeta Kosovalive ajo është, Valbona Maliqi, 49-vjeçe.
Burimet e Gazetës Kosovalive bëjnë me disa se Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.
Për rastin ka njoftuar edhe Agim Maliqi, bashkëshorti i të ndjerës.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, Ju njoftojmë se sot pas një aksidenti ka ndërruar jetë bashkëshortja ime Valbona Maliqi”, ka shkruar ai.
“Do të jetojmë duke përkujtuar virtytet e larta njerëzore si bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve që i rritëm dhe i edukuam së bashku. Mungesa juaj asnjëherë nuk do të largohet, dhe do të jetojmë gjithmonë me kujtimet për Ty”.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më datë 01.03.2025, pas ikindisë, në orën 15:30, në varrezat e reja në fshatin Rahovicë.