Live

Arrestohen dy persona në Suharekë, pasi e mbyllën një tjetër në një kafiteri

10:02 / 01 Mars 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë arrestuar në Suharekë të premten, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes një burrë duke e mbajtur atë në një kafiteri.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me grushte, si dhe e kanë kanosur.

Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua