Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Kozhani nga fshati Ribar i Madh. Familjari i tyre ka humbur jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte në Lipjan.
Siç merr vesh Gazeta Kosovalive, viktimë e rastit është Fehmi Kozhani, 53 vjeçar.
Rasti ka ndodh më 25 shkurt, derisa Kozhani ishte duke punuar në një objekt në Lipjan.
Ai kishte marrë lëndime dhe si pasojë e tyre ka vdekur në QKUK.
Policia për rastin e kishte arrestuar pronarin e punishtes.
I nderi do të varroset sot në ora 15:00, në varrezat e Ribarit të Madh.