Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua. Siç merr vesh Gazeta Kosovalive ajo është, Valbona Maliqi, 49-vjeçe.
Burimet e Gazetës Kosovalive bëjnë me disa se Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW. Sipas informacioneve fillestare, vetura e tipit Golf e ka goditur veturën ku ishte viktima e rastit tragjik dhe dy pasagjere tjera, të cilat kanë marrë po ashtu lëndime.
Gazeta Kosovalive merr vesh se Golfin ishte duke e vozitur Behar Dërguti, i cili po ashtu ka marrë lëndime bashkë me pasagjerin që e kishte në veturë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduar kanë kërkuar po ashtu trajtim mjekësor.
Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetime për aksidentin.