Live

Nuk do të ketë ndryshime në shpërndarjen e mandateve, Cakolli tregon se sa deputetë do t’i kenë partitë

19:40 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka përfunduar procesin e numërimit të votave me postë.

Lidhur me këtë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se nuk pritet të ketë ndryshime në shpërndarjen e mandateve.

Cakolli shpjegoi se si do të ndahen ulëset për partitë politike bazuar në rezultatin zgjedhor.

VV – 48 mandate;

PDK – 24 mandate;

LDK – 20 mandate;

AAK – 8 mandate.

Sipas tij, nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve.

“Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë. E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë. Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua