Live

Maqedonci: S’kemi informacione zyrtare për tërheqje të trupave të NATO-s

20:55 / 05 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk ka informacione zyrtare se mund të ketë tërheqje të trupave të NATO-s nga Kosova, pavarësisht raportimeve kohën e fundit lidhur me këtë.

Ai ka theksuar se Kosova vazhdon koordinimin me KFOR-in për sa kohë që është prezent në vend.

“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”, ka thënë ai KTV.

Maqedonci ka shtuar se Kosova e ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe ka bërë investime në ushtri dhe mbrojtje.

Ai tha po ashtu se Kosova është e përgatitur të ballafaqohet me rreziqe, ndërkohë ka përsëritur se gjithnjë do të koordinohet me KFOR-in.

Shpërndaje në

U Kopjua