Autostrada “Ibrahim Rugova” është hapur për qarkullim, pasi një ditë më parë ishte mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Hapja e saj u bë e ditur nga një njoftim i ministrisë së Infrastrukturë.
“Ju njoftojmë se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, për shkak të shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme. Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme.
Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, thuhet në njoftim.