Live

Ekskluzive: Ky është personi që u kap me 15 mijë euro të padeklaruara në Prishtinë, tha se janë të biznesit

15:33 / 08 Mars 2025

Nga Kosova Live

Shmangia nga tatimi përbën vepër penale dhe kushdo që me qëllim që t’i fsheh apo t’i shmanget pjesërisht apo tërësisht pagesës ë tatimit mund të dënohet me gjobë e burgim. Për këtë vepër penale ka nisur hetimi ndaj një 31-vjeçari, i cili u kap me mijëra euro në Prishtinë.

I dyshuari u ndalua në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku pas kontrollit, Policia ia gjeti 15 mijë euro, për të cilat nuk ka pasur mbulesë prejardhjen e tyre.

Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se personi që u fut në telashe me Policinë është Granit Dallku.

Ai ka deklaruar para Policisë së paratë që iu gjetën janë të biznesit të tij, restorant – të cilin e ka në Komunën e Vushtrrisë.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti, ndërsa paratë janë konfiskuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua