Live

Sot nisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

08:55 / 10 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme pritet të nisin punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Me këtë rast do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe disa drejtor nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit punimet do të nisin nga ora 09:00.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua