Live

Vendi ku u gjet granata e dorës te Liqeni i Badocit (FOTO)

16:49 / 10 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një mjet i dyshimtë i cili u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, doli të jetë granatë e dorës.

Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës,  Agron Borovci.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, tha Borovci.

“Aktualisht policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi ai.

Klankosova.tv, posedon edhe fotot se ku është gjetur kjo granatë dore.

Shpërndaje në

U Kopjua