Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet.
Me vendim të KQZ-së, këto vendvotime të cilat janë rinumëruar i përkasin Komunës së Vushtrrisë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Sinjalin se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë rinumërimi.
“Sipas të dhënave, deri në përfundim të ditës së hënë janë rinumëruar 13 vendvotime nga 50 sa është numri i përgjithshëm i tyre për të cilat ka marrë vendim KQZ. Vendvotimet e rinumëruara deri më tani i takojnë Komunës së Vushtrrisë. Gjatë ditës së martë do të procedohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera”, ka potencuar ai,