Disa pamje të tmerrshme janë publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një kamion i mbushur me qen të ngordhur në rrugën Mitrovicë – Vushtrri.
Se kujt i takon ky kamion nuk i dihet akoma, ndërsa fotografitë e këtij rasti i ka publikuar gazetarja Ajda Shukriu.
“Komuna e Mitrovicës ka deklaruar se kjo veturë nuk është e tyre dhe nuk ka lidhje me ta. Atëherë kush qëndron pas kësaj? A ka ndonjë institucion që do të marrë përgjegjësi për këtë krim ndaj kafshëve? Si aktiviste e të drejtave të kafshëve, si gazetare e edhe si qytetare e thjeshtë kërkojë transparencë dhe hetim urgjent nga organet kompetente!”, ka shkruar ajo.
