Live

Osmani citon Trumpin: Politika e paqes përmes fuqisë është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon

16:19 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, të dy palët kanë mbajtur një konferencë për media, ku Osmani ka folur për nevojën e forcimit të personelit, mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj.

Osmani gjatë kësaj deklarate, ka cituar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, Osmani  ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.

 “Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, tha Osmani në konferencë.

Shpërndaje në

U Kopjua