Live

Ekskluzive: Ky është 28-vjeçari që u arrestua nga Policia në kufi, kërkohej për pesë vepra penale

16:28 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhër arreste.

I kërkuar në bazë të disa urdhëresave, një 28-vjeçar ka përfunduar së fundmi në prangat e Policisë në pikën kufitare te Hani i Elezit.

Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Adem Mehmetin, i cili ishte në kërkim për pesë vepra penale të kryera në periudha të ndryshme.

Ndaj Mehmetit, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte lëshuar urdhërarrest, por ai kishte arritur ta shijojë lirinë dhe të mos përballet për rastet që dyshohet se i ka kryer.

Pas arrestimit në kufi, i riu është dërguar në stacionin policor në Shtime, ku janë kryer procedurat e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua