I kërkuari me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren është dërguar tashmë në vuajtje të dënimit. Ai u arrestua në Prizren dhe pas verifikimit, rezultoi se po kërkohej lidhur me rastin për të cilin është shpallur fajtor vitin e kaluar.
Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos nga Policia është Petrit Muhaxheri, 34-vjeçar.
I riu u arrestua në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata për aksidentin me fatalitet që shkaktoi në muajin mars të vitit të kaluar.
Muhaxheri u shpall fajtor dhe u dënua me mbi 1 vjet burgim lidhur me rastin ku goditi për vdekje një këmbësor në Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese.