Live

Aksident zinxhiror mbrëmë në Veternik

08:50 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një aksident zinxhiror ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Veternik të Prishtinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira disa vetura, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se veturat janë përplasur njëra pas tjetrës.

Kosovalive do të iu mbajë të informuar posa të ketë një përgjigje zyrtare nga Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua