Live

Brenda vitit mund të jepet epilogu i shkallës së parë për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së

09:57 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Avokati Ardian Bajraktari dha një parashikim se kur mund t’i jepet epilogu procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se ky epilogu i shkallës së parë mund të jepet brenda këtij viti.

“Në rrethana normale , në rast se do të kemi një gjykatë që funksionon sipas ligjit atëherë pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë dhe të zyrës për mbrojtjen e viktimave do të duhej të rishikohej masa e sigurisë, për faktin se Gjykata Evropiane ka thënë se çdo vazhdim e masës së paraburgimit duhet të arsyetohet me përpikmëri pse po vazhdohet dhe pse nuk është e suksesshme një masë e tillë..”, tha avokati transmeton Kosovalive

“Vlerësoj që së paku në pikëpamje ligjore nuk ekziston asnjë kusht që të iu vazhdohet masa e paraburgimit pas përfundimit të kësaj faze të procedurës”, tha Bajraktari.

Shpërndaje në

U Kopjua