Live

Një i lënduar nga aksidenti mes katër veturave në Veternik

12:40 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live


Një aksident zinxhiror ndodhi mbrëmjen e së enjtes në dalje të Veternikut.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, derisa janë përfshirë katër makina.

Rastin për Gazetën Kosovalive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Aksidenti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë. Katër automjete kanë qenë të përfshira në aksident, ndërkaq një person I lënduar. Njësia e trafikut po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.

Shpërndaje në

U Kopjua