Live

Policia gjen 70 qese me narkotik në Prizren, arrestohet një person

12:50 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot një person në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike.

Sipas policisë, nga këto substanca të sekuestruara, pesha e llojit marihuanë është prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder.

“Rr. Enver Haradinaj, Prizren 13.03.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 70 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 93.4 gram, dy qese me substance të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 5.62 gram, një peshore, një telefon, disa qese plastike të zbrazëta për paketim të narkotikëve, dy pako me rizlla dhe një grinder”, thuhet në raportin 24 orësh të policise.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që i njëjti ishte fytyrë e njohur për Policinë e Kosovës dhe kishte urdhër arrest aktiv.

Shpërndaje në

U Kopjua