Live

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja

19:44 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në komunën e Ranillugut në rajonin e Gjilanit.

Fillimisht, aksidenti u raportua si vetaksident, por pas analizimit të kamerave të sigurisë nga policia, u zbulua se ky ishte një aksident i përfshirë mes një automjeti dhe një kamioni.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Ismet Hashani, konfirmoi për Insajderin se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një kthimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të kamionit.

Sipas Hashanit, hetimet kanë treguar se manovra e kamionit ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në proces të tejkalimit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga ana e shoferes së veturës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ngritur dyshimi se aksidenti nuk ishte vetaksident, por një aksident trafiku. Dyshohet se drejtuesi i kamionit, mashkull kosovar i lindur në vitin 1970, me targa vendore, ka bërë një kthim të pasigurt që ka penguar lëvizjen e automjetit që ishte në tejkalim. Si pasojë, shoferja e automjetit, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përpjekur të shmangë goditjen nga kamioni, duke përfunduar jashtë rrugës, të rrokullisur”, tha Hashani për Insajderin.

Ndërsa në media tashmë janë publikuar video se si ndodhi aksidenti:

Shpërndaje në

U Kopjua