Live

Pejë: Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, dyshohet se ishte vrasje

22:00 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton Periskopi.

Ai tha se afër tij është gjetur një armë zjarri.

“Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Me të arrit Policia dhe Emergjenca në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e viktimës.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, dhe rasti është duke u hetuar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, tha Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua