Live

Ferizaj, arrestohen një burrë dhe një grua për trafikimin e katër grave të tjera

10:16 / 16 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një burrë dhe një grua në Ferizaj janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njerëz nga viti 2024 deri në mars të vitit 2025.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të arrestuarit dyshohet se i kanë trafikuar katër gra, duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi  për veten e tyre.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Shpërndaje në

U Kopjua