Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në Obiliq, ku një person është arrestuar pasi është kapur me substanca narkotike.
Kosovlive mëson ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me drogë është shtetasi i Serbisë, Vison Berisha (rreth 22-vjeçar).
Ai u prangos pasi gjatë kontrollit nga Policia iu gjet dhe iu konfiskua një sasi e marihuanës.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.