Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një market në rrugën “Pajazit Islami”.
Të arrestuarit janë:
M, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
E. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
L. A, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 3 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë personat e arrestuar.