Live

Plaçkitje në autostradën “Ibrahim Rugova”, hajni me ‘Audi’ i grabit çantën me dokumente e para kamionistit

08:52 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë automjetet. Një rast i tillë i vjedhjes u raportua së fundmi të ketë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e fshatit Lladroc të Malishevës. Një kamionist serb kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës dhe e raportoi rastin.

Burimet e Kosovalive brenda policisë bëjnë me dije se viktima, kishte ndaluar kamionin e tij në një pushimore mes fshatit Senik dhe Lladroc për një pushim të shkurtër.

Mirëpo, sapo ai ishte larguar pak nga kamioni, një veturë ishte afruar me shpejtësi dhe personi i dyshuar kishte hapur kabinën e kamionit, duke i grabitur çantën e dorës.

Në çantë, bazuar në deklaratën e tij, ai kishte dokumente personale, të gjitha të lëshuara nga autoritetet serbe, si dhe një shumë parash prej rreth 800 euro.

Si rezultat i raportimit, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të identifikuar dhe kapur të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”.

Shpërndaje në

U Kopjua