Njësiti patrullues kufitar – SPMK Vërmicë, dje ka ndaluar një automjet BMW X3 në fshatin Gorozhup.
Pas kontrollit, në automjet, janë gjetur një armë kallashnikov model K9 me një karikator të zbrazët, një pistoletë Sig Sauer me tre karikatorë të zbrazët, këllëf i pistoletës me nëntë fishekë të kalibrit 9 mm, një thikë gjuetie si dhe një palë dylbi optike Patrol Rifle Optik, thuhet në njoftimin e policisë, në Facebook.
Dy personat u shoqëruan në SPMK Vërmicë, ku pas intervistimit, njëri prej tyre u ndalua, ndërsa tjetri u lirua. Armët dhe pajisjet janë konfiskuar.