Të dielën e 16 marsit, në orët e vona, u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi, disa ditë pasi i biri arriti ta vizitojë, pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale në Hagë.
Për momentin, në Burojë të Skenderajt, vendi për hapjen e të pamës është bërë gati për të pritur familjarë e të afërm.
Shumë familjarë dhe të afërm kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit të shkojnë për ngushëllime.