Live

A do të lirohet Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait, flasin nga Specialja

10:44 / 17 Mars 2025

Nga Kosova Live

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë mbrëmjes e 16 marsit.

Nëse Thaçi do të lirohet për të marrë pjesë në varimin e babait, kanë folur nga Specialja.

Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në një përgjigje për Kosovalive  është shprehur se për një çështje të tillë do të vendosë Paneli përgjegjës.

‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.

Më datë 13 mars Hashim Thaçi u lejua nga Haga të vijë në vizitë te i ati, pasi ju refuzua kërkesa për të katërtën herë.

Thaçi qëndroi tri orë në QKUK në të cilat ishte i rrethuar nga masa të rrepta sigurie nga policë të Speciales.

Shpërndaje në

U Kopjua