Gjatë javës së kaluar, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 356 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 7 patentë-shoferë për shkelje të rënda në trafik.
Në këtë periudhë janë regjistruar poashtu 33 aksidente, prej të cilave 12 aksidente kanë pasur lëndime, me 19 persona të lënduar, ndërsa 21 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, njofton Klankosova.tv.
Policia e Ferizajt do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut.