Live

Shtime: Katër persona përleshen fizikisht, shoqërohen në Polici

10:02 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Katër persona janë përleshur fizikisht në Shtime më saktësishtë në fshatin Muzeqinë.

Sipas njoftimit të Policisë dy persona janë ndaluar për 48 orë, kurse dy persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, raporton Periskopi.

“Më datë 17.03.2025, rreth orës 21:10, policia në Shtime ka pranuar një informatë për një përleshje fizike mes katër personave në fshatin Muzeqinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor në Shtime. Pas intervistimit, të dyshuarit E.A., 24 vjeç, dhe H.B., 22 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë, A.G. dhe A.B., janë liruar dhe ndaj tyre do të vazhdohet procedura e rregullt hetimore”, ka njoftuar policia.

Shpërndaje në

U Kopjua