Live

Vodhën gjësende në një shtëpi, arrestohen katër të mitur në Suharekë

10:19 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Katër të mitur janë arrestuar në Suharekë, pasi të njëjtit në shtëpinë e një gruaje kanë vjedhur gjësende të ndryshme si, orë dore, telefona, bizhuteri  si dhe një armë zjarri pistoletë.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndalur në ndalim policor”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua