Nga ora 9 deri në 12, dyert e palestrës “Ilaz Kodra” në Skenderaj u hapën për homazhe në nder të Haxhi Thaçit.
Qindra njerëz nga e gjithë Kosova, si dhe ata që udhëtuan posaçërisht për homazhe dhe varrim, morën pjesë në këtë ceremoni.
Nga partitë në pushtet nuk pati ndonjë përfaqësues, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte ajo me numrin më të madh të pjesëmarrësve.
Pothuajse të gjithë ish-deputetët e legjislaturave të kaluara, si dhe ata të rizgjedhur, ishin të pranishëm.
Ndërkohë, shumë qytetarë e cilësuan si të padrejtë mungesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit iu refuzua kërkesa nga Gjykata Speciale për të marrë pjesë në varrim.