Live

Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuare për vjedhje

14:28 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Policia në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi.

Sipas policisë, i kërkuari  me inicialet N.N dyshohet për veprën penale “vjedhje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të saj lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i pa njohur N.N

 Personi kërkohet, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhe me datë 26.10.2023 në qendrën tregtare e cila gjendet në rrugën “Ekrem Rexha ” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua