Live

Vetaksidentohet vetura e FSK-së, ka të lënduar

19:10 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një automjet i FSK-së është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, tha se nga aksidenti ka të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.

Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje nga atje:

Shpërndaje në

U Kopjua