Live

Burri rrah gruan, kjo shkon te shtëpia e prindërve

09:10 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një grua është sulmuar fizikisht nga burri saj në Pejë, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga Policia.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 18.03.2025, 21:10. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesen femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua