Live

Parashikimi i motit për vikend

20:42 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Më shumë vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por nuk paraqiten mundësi për të reshura, e nuk mungojnë edhe intervale me diell. Tek vonë gjatë mbrëmjes, kur vransirat dendësohen, vende-vende shoqërohen me riga lokale shiu. Do të frynë erëra mesatare e mesatarisht të fuqishme nga jugperëndimi 6-11m/s, me hove deri në 15m/s nga Dukagjini. Temperaturat minimale nuk zbresin nën 0C, luhaten ndërmjet 2C deri në 5C, e ato maksimale ditën arrinë deri në 18C e 20C.

Mot më i ndryshueshëm po parashihet nga dita e diel. Do të kalojnë më shpesh vransira, por nuk mungojnë as intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe priten të reshura shiu, kryesisht me intenzitet të dobët apo mesatarë. Temperaturat mbesin të larta, maksimalet 16C deri 19C e 20C. Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 10C.

Shpërndaje në

U Kopjua