Live

Aksident në Zhabar të Mitrovicës, një i lënduar

17:30 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Një veturë ka dalur nga rruga për arsyeja ende të panjohura. Një person është lënduar, domethënë shoferi ka pësuar lëndime”, tha Zaiti.

“Ai është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua