Live

Ky dyshohet të jetë dorasi i vrasjes së dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

17:30 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Periskopi ka mësuar nga burimet e veta se i dyshuari është Arsim Morina.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria.

”Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shpërndaje në

U Kopjua