Live

Të premten në Ferizaj certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

12:19 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës  gjenerata 01/2025.

Kjo ceremoni mbahet nga ora 10:00 në Kazermën “Skënderbeu“ në Ferizaj.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, bëhet e ditur në një njoftim për media të FSK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua