Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një zollë në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas njoftimit arma e gjetur është e prodhimit serb.
“Me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.
Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.
