Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falenderuar presidentin e Kenias për njohjen e Kosovës shtet.
Haradinaj ka përkujtuar takimin sa ishte kryeministër i Kosovës me William Ruto, atëkohë zëvendëspresident i Kenias.
“Pritje për z. William Ruto, zv. Presidentin e Kenias atëkohë, tani Presidenti që njohu Kosovën.
Falënderime dhe mirënjohje”, ka thënë Haradinaj.