Policia ka kryer një operacion në Prizren, ku janë arrestuar të dyshuarit me inicialet F.K. viti i lindjes 1996, dhe B.K. viti i lindjes 1974, me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në veprën penale ‘’Fajde”.
Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit ‘PIETRO BERETTA GARDONE’ dhe 13 fishekë.
Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin.