Si pasojë e një plasjeje në gypin kryesor të ujësjellësit në Shipol, KRu “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të Shipolit, Mitrovicën Jugore dhe Veriore si dhe në Zveçan.
KRU “Mitrovica” po ashtu bën të ditur se ekipet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se po punojnë për të përcaktuar me saktësi defektin dhe për ta riparuar atë sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Klankosova.tv.
Ndërprerja e furnizimit me ujë fillon nga ora 12:00.