Live

Osmani: Dezinformimi, sfidë por edhe rrezik real për Kosovën

12:33 / 02 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se dezinformimi nuk është vetëm sfidë, por rrezik real për shtetin.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se gazetaria qytetare e ndihmuar nga teknologjia dhe Intelegjenca Artificiale e kanë bërë verifikimin e fakteve më sfidues.

Sipas saj ne nuk duhet të lejojmë të jemi të manipuluar, derisa potencoi se pa të vërtetën nuk mund të kemi demokraci të mirëfilltë dhe shoqëri të suksesshme, njofton KosovaPress, përcjell Klankosova.tv.

Osmani theksoi se Serbia dhe Rusia kanë promovuar dezinformimin për ta minuar procesin e demokracisë në Kosovë dhe nxitjen e tensioneve në rajon.

Shpërndaje në

U Kopjua