Live

Arrestohet shtetasi turk për keqpërdorim të kartelave bankare

08:08 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar  se kanë arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe çeqeve të rreme.

Ai dyshohet se ka përdorur kartela bankare të huaja dhe POS terminale të bankave vendore për të përfituar kundërligjshëm, me datë 03.04.2025, transmeton Klankosova.tv.

Shtetasi turk është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pas arrestimit.

Shpërndaje në

U Kopjua