Banorët nga Shala e Bajgorës kanë raportuar se kanë mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Për Klankosova.tv, banori Nezir Hajdari tha se mungesa e energjisë po ua vështirëson kujdesin për bagëtinë.
“Prej para Bajramit, prej asaj dite më shumë nuk kemi se që kemi, dje gjithë ditën nuk kemi pasë, u nal si jemi çu në mëngjes nuk ka. KEDS nuk ka kurrfarë përgjigje veç thonë prishje, prishje. Na jem nonstop në terr. Në krejt Shalën ndërprehet rryma. Kemi bagëtinë dhe nuk kemi mundësi me iu dhanë ujë sepse i kemi krejt me pompa”, tha ai.
Ndërkaq, Klankosova.tv kontaktoi edhe KEDS-in, të cilët thanë se për shkak të reshjeve të borës në zonën malore të Shalës së Bajgorës gjatë ditës së sotme ka prishje.
Por, zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi për Klankosova.tv tha se nuk është raportuar deri më sot për mungesë energjie nga ajo zonë.
“Për shkak të reshjeve të borë që po përfshijnë vendin tonë kryesisht në zonat malore ka ndodh një prishje ne zonën malore të Shalës së Bajgorës me që rast rreth 280 konsumator kanë mbetur pa energji elektrike. KEDS ka dërguar ekipet në terren që po punojnë në mënyrë intensive që tua rikthejnë furnizimin. Nuk kanë raportuar deri më tash për ndonjë telashe me energji elektrike sepse në të kundërtën secili rast e merr përgjigje”, tha Krasniqi,