Live

Qentë e ngordhur në Pejë – alarmojnë banorët

09:36 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në qytetin e Pejës është shënuar një rritje shqetësuese e rasteve të helmimit të qenve endacakë.

Sipas raportimit të gazetarit korrespondent Valdrin Daci, qen të ngordhur janë gjetur përgjatë një pjese të kanalit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e kafshëve dhe mjedisin përreth.

Zyrtarisht ende nuk dihet burimi i saktë i helmimeve, por për banorët kjo është bërë shqetësuese, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua