Live

Nis takim i Konjufcës me përfaqësuesit e partive

12:29 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Takimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca me përfaësuesit e partive politike ka filluar 15 minuta me vonesë.

Aty ishin paraparë të merrnin pjesë kryetarët e partive, por ata kanë dërguar përfaqësues.

Deri më tani aty kishin ardhur, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, dhe përfaqësuesit apo kryetarët e partive minoritare joserbe si ish-ministri në detyrë i Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, që është kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, pastaj ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i partisë Turke Demokratike të Kosovës, si dhe Duda Balje, ish-deputetja e legjislaturës së kaluar, njëherësh edhe kryetare e Unionit Socialdemokrat.

Ministri për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq, është brenda sallës në të cilën zakonisht mbahet edhe takimi i kryesisë së Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua